Endri Beqo

AlbArt sot u gjend ne studion e nje artisti te ri shume te talentuar @endribeqo …. Ai ka mbaruar Universitetin e Arteve per skulpture dhe grafike dhe nje tjeter pasion i tij eshte karikatura. Ne punimet e tij dallojme qarte perkushtimin dhe kreativitetin qe ai ka per kete lloj arti te cilit i ka kushtuar nje pjese te mire te vetes. Teknika dhe kujdesi me te cilin ai performon e bejne te vecante ne llojin e tij duke sjelle nje stil autentik dhe te ri per artedashesit. Skulpturat e tij ne miniature, karikaturat qe paraqesin ne formen e satires problematika shqetesuese per shoqerine dhe karakteri i vecante zgjuan vemendjen e AlbArt per ta sjelle kete artist prane jush. Falenderojme Endrin per frymen bashkepunuese, per kenaqesine qe na fal me artin e tij dhe i urojme suksese ne krijimtarine e vet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook
Instagram