Nëna Shqipëri

Monumenti prej betoni 12 m i lartë që ndodhet në hyrje të varrezës, i përuruar  në vitin 1971, përfaqëson Shqipërinë si një nënë që ruan gjumin e përjetshëm të atyre që dhanë jetën për të. Në këtë varrezë prehen eshtrat e 900 partizanëve të cilët luftuan për lirinë e atdheut  gjatë Luftës së Dytë Botërore. Monumenti masiv mban një kurorë me dafina dhe një yll të ngritur lart me dorën e djathtë.  Ai qëndron mbi një piedestal prej 3 metrash të lartë, ku janë gdhendur fjalët “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut”. Monumenti i Realizmit Socialist është punë e skulptorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.