Më 28 nëntor 1912

Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesa shqip hartuar nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali dhe e shkruar nga Shefqet Dajiu. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:
“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912
Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.Delegatët e Asamblesë Kombëtare ishin:
Berati: Sami Bej Vrioni, Ilias Bej Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara (Jorgji Karbunara)
Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati
Delvina: Avni Bej Delvina
Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri
Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Langu
Elbasani: Lef Nosi, Shefqet Dajiu, Qemal Karaosmani, Dervish bej Biçaku
Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi;
Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfit Bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli
Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci
Kosova, Gjakova, Plava-Gucija: Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Mit’hat Bej Frashëri, Mehmet Pashë Deralla, Isa Boletini, Riza Bej Gjakova, Hajdin Bej Draga, Dervish Bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli
Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo
Kruja: Mustafa Merlika
Lushnja: Qemal Bej Mullai, Ferit Bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa
Mati: Ahmet Bej Zogolli, Riza Bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu
Ohri dhe Struga: Zyhdi Bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi Bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish Hima
Peqin: Mahmud Efendi Kaziu
Përmet: Veli Bej Këlcyra, Syrja Bej Vlora
Pogradeci: Hajdar Blloshmi
Tepelena: Feim Bej Mezhgorani
Tirana: Abdi Bej Toptani, Murat Bej Toptani, Ymer Sollaku
Skrapar: Xhelal Bej Koprencka, Hajredin Bej Cakrani
Shijak: Xhemal Deliallisi, Ymer Bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu
Shkodra: Luigj Gurakuqi
Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Aristidh Ruci, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqrem Bej Vlora #albart#albania#albanian#al#history#photo

Më 28 nëntor 1912